20 Prill 1881, lindi në Bujan të Tropojës luftëtari i lirisë, Zmajl Hyseni

Në Bujan të Tropojës, më 1859, u lind luftëtari trim i lirisë, Zmajl Hyseni shok armësh i Mic Sokolit. Ai mori pjesë në dhjetra beteja e përleshje. U shqua në rrethimin e kullës së Abdulla Pashë Drenit në Gjakovë, në shtator të 1878 dhe në shumë beteja të forcave të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, për mbrojtjen e trojeve amtare. Ra heroikisht në betejën e Shtimës, më 20 Prill 1881.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare