Më 20 Gusht 1463, midis Senatit të Venedikut dhe Gjergj Kastriotit, u përfundua marrëveshja e paqes dhe e bashkëpunimit të ndërsjelltë, në luftën e përbashkët kundër pushtuesve osmanë. Sipas marrëveshjes, Skëndërbeu zotohej të vazhdonte luftën kundër Perandorisë Osmane, kurse Venediku, në përgjigje të kërkesës së Skëndërbeut për ndihmë në njerëz, zotohej t’i dërgonte 500 kalorës, 500 këmbësorë, 2000 dukatë dhe të mbante në brigjet e Shqipërisë dhe Dalmacisë, disa trireme dhe anije të tjera. Senati i Venedikut, zotohej gjithashtu që për çdo bisedim e marrëveshje, që mund të arrihej me kundërshtarin, Skëndërbeu të vihej në dijeni dhe të ishte palë. Rëndësi të veçantë kishte premtimi i Senatit, që në rast disfate dhe pushtimi të Shqipërisë nga turqit, Venediku të priste refugjatët shqiptarë, gjë që u realizua pas vdekjes së Gjergj Kastriotit.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Prill 1433 bujarët shqiptarë ngrihen kundër pushtimit turk
-
25 Prill 1911 u mbajt Kuvendi i mërgimtarëve në Bukuresht
-
25 Prill 1911 u vra patrioti Rushit Dine Halili
-
25 Prill 1919 shfaqet në Shkodër komedia “Shërbëtori i dy zotërinjve”
-
25 Prill 1920, Mehmet Konica i dërgon telegram Konferencës së fuqive aleate