Në Shkurt të vitit 1859, në udhëtimin nëpër vendet e lindjes, piktori francez Leon Zherom, një nga mjeshtrit më të mëdhenj të shek XIX, vizatoi edhe Shqipërinë. Gjatë udhëtimit të tij në vendin tonë, realizoi disa tablo. Një prej tyre është kompozimi “Shqiptarët duke luajtur shah”, e punuar në vaj. Ajo njihët si një nga punimet e tij më të mira e më të arrira me temë nga lindja. Vepra të lë të kuptosh se piktori e ka njohur mirë botën shqiptare të atyre viteve dhe historinë e Shqipërisë. Veprat me temë shqiptare të këtij piktori të madh ruhen në galeritë e Nju Yorkut.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 Prill 1995 u vendos “Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtave të Autorit”
-
23 Prill 1682 lindi prijësi kishtar, Gjergj Guxeta
-
23 Prill 1872 lindi gjuhëtari, përkthyesi dhe diplomati Gjergj Pekmezi
-
23 Prill 1881 merr fund Lidhja e Prizrenit
-
23 Prill 1905 u mblodh në Bukuresht kongresi për organizimin e lëvizjes shqiptare për pavarësi