Skena shqiptare, sot kujton përvjetorin e lindjes së aktores dhe regjizores së shquar, Drita Agolli. U lind në Maqellarë të Peshkopisë, më 2 Qershor 1927. Me skenën, u lidh në vitin 1950. Roli i parë ishte Marieli, te “Zëri i Amerikës”. Fill mbas kësaj, luajti në tragjeditë shekspiriane, “Otello” dhe “Hamleti”. Studimet e larta për skenografi dhe kostume, i ndoqi në Bukuresht, kurse në Moskë u diplomua për regji. Kështu, ajo hyri në historinë e teatrit tonë si skenografia, kostumjeria dhe regjizorja e parë rne diplomë. Me regji të saj, më 1963, u vu në skenë drama “Shtrëngata” dhe më pas, shumë pjesë të tjera të autorëve tanë dhe të huaj. Ajo dha një ndihmesë të madhe edhe në teatrot e rretheve, si në Elbasan, Fier, Berat, Peshkopi, etj. Me themelimin e Institutit të Lartë të Arteve, Drita Agolli, u emërua pedagoge.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
20 Prill 1881, lindi në Bujan të Tropojës luftëtari i lirisë, Zmajl Hyseni
-
20 Prill 1877, u botua në Bukuresht abetarja”Pellazgjika”, e Vasil Dhimitër Rusos
-
20 Prill 1905, gjyqi turk dënoi Bab Dud Karbunarën për veprimtarinë e tij patriotike
-
20 Prill 1920, u formua në Vlorë, Komiteti “Mbrojtja Kombëtare”
-
20 Prill 1924, Isuf Reçi, plagosi për vdekje Avni Rustemin, një nga krerët e opozitës demokratike