Më 2 Prill 1914, në qytetin e Korçës, ndodhi puçi i armatosur dhe i organizuar nga shovinistët grekë. Puçistët u munduan të dëbonin administratën shqiptare dhe të pushtonin qytetin. Xhandarmëria shqiptare, nën komandën e majorit hollandez Snellen dhe korpusi i vullnetarëve, me të cilin u bashkuan me qindra fshatarë të katundeve të afërta, nën udhëheqjen e Themistokli Gërmenjit, e shtypën puçin brënda një kohe të shkurtër.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Prill 1433 bujarët shqiptarë ngrihen kundër pushtimit turk
-
25 Prill 1911 u mbajt Kuvendi i mërgimtarëve në Bukuresht
-
25 Prill 1911 u vra patrioti Rushit Dine Halili
-
25 Prill 1919 shfaqet në Shkodër komedia “Shërbëtori i dy zotërinjve”
-
25 Prill 1920, Mehmet Konica i dërgon telegram Konferencës së fuqive aleate