Buletini i Shkencave Gjeologjike
Në Tiranë, më 2 Dhjetor 1924, u lind gjeologu dhe pedagogu i shquar Eshref Pumo. U diplomua në Akademine e Minierave të Krakovit në Poloni dhe shërbeu më pas për Shërbimin Gjeologjik Shqiptar. Për shumë vite , ai ka dhënë leksione dhe ka drejtuar si dekan Fakultetin e Gjeologjise dhe Minierave në Universitetin e Tiranës, ka përgatitur tekstet dhe hartat gjeologjike, ka botuar shumë artikuj, studime e monografi, ka drejtuar si kryeredaktor “Buletinin e Shkencave Gjeologjike”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
29 Mars 1915, Nikollë Ivanaj botoi në Shkodër numrin e parë të gazetës ”Lidhja Kombëtare”
-
29 Mars 1913, Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi dhe Isa Boletini u nisën për në Londër
-
29 Mars 1925, ra duke luftuar në shpellën e Dragobisë Bajram Curri
-
29 Mars 1925, ministri Myfit Libohova nënshkroi marrëveshjen për themelimin e Bankës Kombëtare
-
29 Mars 1945, Qeveria Shqiptare bëri kërkesën zyrtare për pranimin në OKB