19 Prill 1785, marrëveshje e Bushatllinjve të Shkodrës me krerët e Dalmacisë

Në një letër që mban datën, 19 Prill 1785, drejtuar zyrës detare të Republikës së Venedikut, nënkonsulli i saj në Shkodër Jak Suma, njofton për bisedimet dhe marrëveshjet, që po bënte Kara Mahmut Pasha me krerët dalmatë të Pastroviçit. Këta të fundit kërkonin mbrojtjen e Pashait të fuqishëm të Shkodrës dhe i ofronin atij bashkëpunimin ushtarak dhe haraçin, një zekinë për shtëpi. Nga ana e tij kreu i Pashallëkut të Shkodrës, në marrëveshjet e përfunduara i jepte mundësi gjithë komunitetit të Pastroviçit, “që të vijnë fare lirisht këtu në Shkodër, për të zhvilluar tregëtinë dhe çfarëdo t’u pëlqejë, duke i numëruar si të qënkeshin nënshtetas shkodranë”.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare