Në Prishtinë më datë 17 Shkurt të vtit 2008 në Parlament, udhëheqësit e zgjedhur në mënyrë demokratike, shpallën Kosovën shtet të pa varur dhe demokratik. Ky ishte kurorëzimi i një përpjekje të gjatë të popullit shqiptar për liri. Ishte shpërblimi i merituar i luftës çlirimtare të popullit, i gjakut të derdhur të heronjve, por edhe falë mbështetjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s. Menjëherë pas këtij akti Kosova u njoh nga shumë shtete të botës. Ajo sot përballet me sfidat e shtetndërtimit, të ekonomisë e të zhvillimeve demokratike. Por Kosova ka një popullsi të re në moshë, është e pasur me burime natyrore dhe e vendosur në rrugën e integrimit europian dhe në vlerat e lirisë e demokracisë perëndimore.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 Prill 1995 u vendos “Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtave të Autorit”
-
23 Prill 1682 lindi prijësi kishtar, Gjergj Guxeta
-
23 Prill 1872 lindi gjuhëtari, përkthyesi dhe diplomati Gjergj Pekmezi
-
23 Prill 1881 merr fund Lidhja e Prizrenit
-
23 Prill 1905 u mblodh në Bukuresht kongresi për organizimin e lëvizjes shqiptare për pavarësi