17 Prill 1916, u krijua në Pogradec shoqëria “Trupi gjimnastik”, që zhvilloi veprimtari patriotike-politike

Në Pogradec, më 17 Prill 1916, u krijua shoqëria “Trupi gjimnastik”, që zhvilloi veprimtari patriotike-politike, shoqërore e kulturore. Ajo synonte përgatitjen e një brezi të ri të aftë për të mbrojtur lirinë, pavarësinë dhe tërësinë tokësore të Atdheut. Organizoi ushtrime fizike, manifestime të thjeshta gjimnastikore, që shoqëroheshin me këngë patriotike. Më pas, shoqëria dha ndihmesën e vet në luftën kundër analfabetizmit, në hapjen e shkollave të reja në fshatra dhe mësimdhënien atje, në ngritjen e trupës së parë teatrore në Pogradec dhe përgatitjen e shfaqjeve të para.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare