Esat Mekuli
Gazetari dhe shkrimtari i shquar kosovar Esat Mekuli, u lind në Plavë, më 17 Dhjetor 1916. Shkollën e mesme e kreu në Pejë, kurse studimet e larta i ndoqi në Kroaci, Itali dhe u diplomua për veterinari në Universitetin e Beogradit. Karrierën publicistike e nisi si redaktor në gazetën ilegale “Liria”, gjatë Luftës së II Botërore. Pas luftës, deri sa doli në pension, drejtoi revistën letrare “Jeta e re”. Shkruante shqip dhe serbisht dhe emrin e tij e ndesh në të gjitha fletoret e kohës. Ai ishte anëtar dhe kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe kryeredaktor i Enciklopedisë së Jugosllavisë për Kosovën.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Prill 1433 bujarët shqiptarë ngrihen kundër pushtimit turk
-
25 Prill 1911 u mbajt Kuvendi i mërgimtarëve në Bukuresht
-
25 Prill 1911 u vra patrioti Rushit Dine Halili
-
25 Prill 1919 shfaqet në Shkodër komedia “Shërbëtori i dy zotërinjve”
-
25 Prill 1920, Mehmet Konica i dërgon telegram Konferencës së fuqive aleate