16 Mars 1902 u shfaq në teatrin “Bulevard” të Bukureshtit drama “Besa” e Sami Frashërit

Në sallën e teatrit “Bulevard” të Bukureshtit, më 16 Mars 1902, bashkëatdhetarët tanë të mërguar atje, shfaqën për të dhjetën herë dramën “Besa” të Sami Frashërit. Pas shfaqjes, shikuesit zhvilluan një manifestim në rrugët e kryeqytetit rumun, në përkrahje të çështjes shqiptare, që tërhoqi vëmëndjen e opinionit dhe të shtypit të vendit e jashtë tij.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare