Në Boston të Shteteve të Bashkuara, mërgimtarët tanë botuan më 15 Shkurt 1908, numrin e parë të gazetës “Dielli”, një ndër organet më jetëgjatë të shtypit në gjuhën shqipe. Në fillim ajo ishte gazetë e përjavëshme, në vitin 1913, filloi të dalë dy herë në javë dhe nga viti 1915, u bë gazetë e përditshme. Në këtë mënyrë gazeta “Dielli” u bë fletorja e parë e përditshme shqipe që dilte brënda dhe jashtë vendit. Gazeta “Dielli” u botua prej shoqërisë patriotike “Besa-Besë”, me kryeredaktorin e saj të parë Fan Nolin. Ai e drejtoi atë deri më 22 Tetor 1909, kur kryeredaktor u bë Faik Konica.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
18 Prill 1392, zoti i Durrësit Gjergj Topia dorëzoi mbrojtjen e qytetit tek venedikasit me kusht që të ndërtonin një kanal mbrojtës
-
18 Prill 1880, ambasadorët e Fuqive të Mëdha nënshkruan “Protokollin e Stambollit”
-
18 Prill 1907, u formua në Shkodër shoqëria e punëtorëve dhe e zejtarëve
-
18 Prill 1921, lindi Nermin Vlora-Faiaski mbesa e Ismail Qemalit
-
18 Prill 1937, doli numri i parë i gazetës “Shtypi”