15 Shkurt 1870, lindi në Prizren Lazër Shqiptari, patriot e mësues

Në Prizren të Kosovës, më 15 Shkurt 1870, u  lind Lazër Lumezi ose si e thërriste populli shqiptar Lazër Shqiptari, një nga veprimtarët e zjarrtë të përhapjes së arsimit laik në Kosovë, metodist i gjuhës shqipe, autor tekstesh shkollore. Karrierën pedagogjike e filloi në 1891, në shkollën e parë shqipe të Prizrenit që u hap më 1889. Luftoi për përhapjen e alfabetit shqip dhe ngritje e shkollave shqipe madje, ishte një nga nismëtarët dhe anëtarët aktivë të shoqërisë “Besa-Besë” të Pejës. Ka lënë disa tekste shkollore dhe manual të gjuhës shqipe për mësuesit dhe nxënësit.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare