15 Prill 1980, vdiq shkrimtari i madh francez Zhan Pol Sartri

Shkrimtari i madh francez Zhan Pol Sartri, vdiq më 15 Prill 1980. Përkthimet e para nga krijimtarija e tij janë bërë në Kosovë. Tek ne, u bë i njohur vetëm Pas vitit 1992, kur u botua “Lavirja e denjë për respekt”, “Herostrati”, “Muri”, drama “Me dyer të mbyllura”, etj. Veprat dramatike të tij, u ngjitën në skenat e Tiranës dhe të qyteteve të tjera shqiptare. Madje mbi motivet e shkrimeve të tij, u kompozua dhe një opera që u luajt në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare