15 Maj 1997, u nda nga jeta mësuesi Sabri Muharem Azemi, në Sllatinën e Epërme, në Kosovë

Sot përkujtohet mësuesi Sabri Muharem Azemi. U lind në Sllatinën e Epërme, në Kosovë.
Për 40 vjet, shpërndau dije në shkollat e komunave të Vitisë dhe Ferizaj. Pas diplomimit,
në Normalen e Prishtinës, ai shkeli në shkollat e dhjetra fshatrave, hapi shumë kurse
kundër analfabetizmit, punoi për emancipimin e vajzave dhe grave shqiptare, për zgjimin
e vetëdijes kombëtare. Në çdo shkollë krijoi bibliotekat e nxënësit dhe e konsideronte
punën e mësuesit, si detyrë të shenjtë patriotike. U nda nga jeta, më 15 Maj 1997.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare