15 Janar 1891, lindi albanologu Franc Babinger

Më 15 Janar 1891 u lind historiani gjerman dhe albanologu i shquar Franc Babinger. Ka lënë mbi 500 studime e artikuj. Në krijimtarinë e tij shkencore një vend të veçantë zë Shqipëria, historia e saj shumëshekullore. Me vlera të veçanta janë studimet e tij mbi Arianit Komnenin, Skënderbeun, etj. “Monografia Mehmet Pushtuesi dhe koha e tij”, është përkthyer në shumë gjuhë të botës.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare