Hajrulla Curri, nip i Bajram Currit, u lind në Prishtinë, më 14 Qershor 1907. Shkollën fillore e kreu në Prishtinë, për të vazhduar arsimin e mëtejshëm në Austri. Atje studjoi në Frajshtad e Grac. Studimet e larta i filloi në Universitetin e Padovës, por nuk i përfundoi ato. U kthye në Atdhe dhe shërbeu në Administratën Shtetërore. Në vitin 1941, pas bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, shkoi atje. Pas luftës, u arrestua dhe u burgos nga UDB-ja Jugosllave dhe u soll në Shqipëri, ku punoi si përkthyes me ekipin e inxhinjerëve gjermanë, që montuan kombinatin e konservave “Ernest Telman” në Vlorë. Vdiq në Tiranë, në vitin 1955.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Prill 1433 bujarët shqiptarë ngrihen kundër pushtimit turk
-
25 Prill 1911 u mbajt Kuvendi i mërgimtarëve në Bukuresht
-
25 Prill 1911 u vra patrioti Rushit Dine Halili
-
25 Prill 1919 shfaqet në Shkodër komedia “Shërbëtori i dy zotërinjve”
-
25 Prill 1920, Mehmet Konica i dërgon telegram Konferencës së fuqive aleate