Hapja e shkollës së parë shqipe në Korçë, pati jehonë në gjithë Shqipërinë e Jugut. Më 14 Mars 1887, mësonjëtorja e parë shuipe u hap edhe në Pogradec, ku jepte mësim Koço Sotiri, vëllai i Pandeli Sotirit. Sikurse shkruan Lasgush Poradeci, për hapjen e saj ndihmoi i gjithë populli i qytetit, por ndihmesë të veçantë dhanë Ndini Sotiri dhe Mitro Gusha, të ciliët ishin nismëtarë dhe agjitatorë të përhapjes së arsimit në gjuhën shqipe. Hapja e shkollës së parë në Pogradec, pati ndikimin e vet në të gjithë krahinën. Në shumë fshatra si në Treskë, Polenë, Luaras e gjetkë, të vegjël e të rritur, mësonin të shkruanin e të lexonin shqip dhe jepnin ndihmesën e tyre për ngritjen e shkollave shqipe. Jehona e saj u ndje deri në Kolonjë, Leskovik dhe Elbasan.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Prill 1433 bujarët shqiptarë ngrihen kundër pushtimit turk
-
25 Prill 1911 u mbajt Kuvendi i mërgimtarëve në Bukuresht
-
25 Prill 1911 u vra patrioti Rushit Dine Halili
-
25 Prill 1919 shfaqet në Shkodër komedia “Shërbëtori i dy zotërinjve”
-
25 Prill 1920, Mehmet Konica i dërgon telegram Konferencës së fuqive aleate