14 Maj 1912, u zhvillua një përleshje e përgjakshme në Istoq të Pejes

Në Istoq të Pejes, më 14 maj 1912, u zhvillua një përleshje e përgjakshme midis forcave kryengritëse shqiptare dhe ushtrive turke. Pushtuesit pësuan humbje të ndjeshme. Luftime të ashpra u kryen edhe në Dibër, kryengritësit i drejtonte Basri Beu, ish deputet në Parlamentin Turk.Betejat e njëpasnjëshme të shqiptarëve, dëshmojnë se liria është fituar me gjak, se ajo ka dalë nga gryka e pushkës.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare