14 Gusht 1464, vdiq Papa Piu II

Në kulmin e përgatitjeve të kryqëzates të vendeve europiane, kundër pushtuesve osmanë, vdiq më 14 Gusht 1464, Papa Piu II, frymëzuesi dhe organizatori i saj. Ai e shpalli fillimin e kryqëzatës, në nëntor 1463 dhe ushtritë kryqëtare po grumbulloheshin në skelat e Italisë, për t’u nisur kunder turqve. Po atë vit midis Skëndërbeut dhe Venedikut u përfundua Traktati i Miqësisë dhe aleanca në luftë kundër pushtuesve turq. Edhe Venediku me Hungarinë, përfunduan një lidhje ushtarake. Në Shqipëri Skëndërbeu u pajtua me Dukagjinët dhe u bënë aleatë të ngushtë. Të gjitha këto si dhe nxitja e presionet e ushtruara nga Papa dhe nga Venediku e detyruan Gjergj Kastriotin të prishë marrëveshjen e paqes me Mehmetin e II në Prill të vitit 1463 dhe të solidarizohet me kryqëzatën, duke kryer një varg aksionesh luftarake në zotërimet turke. Por shpresa e Skëndërbeut për t’a lidhur rezistencën shqiptare, me luften e popujve europianë, u fashit me vdekjen e Papës, që pruri në dështimin e kryqëzatës. Me dështimin e saj, shqiptarët mbetën përsëri të vetëm përballë furisë turke, barrikadë e vetme, në mbrojtje të civilizimit europian.

Leave a Reply