Më 13 Prill 1695, vdiq poeti kombëtar i Francës, La Fonteni. Rilindasit dhe intelektualët shqiptarë, duke vlerësuar lart mesazhet e fabulave të tij, kanë sjellë në shqip shumë prej tyre. I pari ishte Naim Frashëri, që shqipëroi dhe përshtati mjaft krijime të La Fontenit. Ndërsa Çajupi, botoi në Egjipt “Përralla të zgjedhura të vjershëtorit të madh La Fonten”, ku përfshihen 110 fabula të shqipëruara apo të përshtatura. Me përkthimin dhe vargëzimin e fabulave të La Fontenit janë marrë edhe disa personalitete të kulturës shqiptare, ndër të edhe Omer Nishani, Vedat Kokona, etj. Shqipërimet e tyre janë përfshirë në librin “La Fonten Fabula”, botuar në vitin 1989.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Prill 1433 bujarët shqiptarë ngrihen kundër pushtimit turk
-
25 Prill 1911 u mbajt Kuvendi i mërgimtarëve në Bukuresht
-
25 Prill 1911 u vra patrioti Rushit Dine Halili
-
25 Prill 1919 shfaqet në Shkodër komedia “Shërbëtori i dy zotërinjve”
-
25 Prill 1920, Mehmet Konica i dërgon telegram Konferencës së fuqive aleate