12 Qershor 1960, premiere e operas “Pranvera”

Në skenën e TOB-it, më 12 Qershor 1960, u dha premiera e operas me 2 akte “Pranvera”, me muzikë të kompozitorit Tish Daija dhe libret të poetit Llazar Siliqi. Spektakli u përgatit nga dirigjenti Simon Gjoni, regjizor Mihallaq Luarasi dhe baletmaestër Skënder Selimi. Në rolet kryesore, interpretuan këngëtarët e njohur Luk Kaçaj, Gjoni Athanas, Roza Jorganxhi dhe çifti Avni dhe Nina Mula.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply