12 Mars 1923, protestuesit e uritur kërkuan të hapen hambarët e tregëtarëve

Në muajt e parë të vitit 1923, zija e bukës u shfaq me një forcë kërcënuese në të gjithë vendin. Që nga Malësia e Madhe e deri në Konispol me dhjetra mijë familje ndodheshin në rrezik të vdisnin nga uria. Në këto kushte, më 12 Mars 1923, në Korçë, me mijëra fshatarë e qytetare, u grumbulluan në një miting të madh proteste, ku kërkuan bukë dhe hapjen e hambareve të tregëtarëve spekulantë. Kjo proteste shërbeu si shkëndi për shpërthimin e protestave në të gjithë vendin.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare