11 Shkurt 1949, u përurua Muzeu Historik i Shkodrës

Në Shkodër më 11 Shkurt 1949, u përurua Muzeu Historik i qytetit. 683 objekte të tij u morën nga dy muzeumet e klerit katolik. Shumë objekte të tjera, kryesisht të karakterit etnografik, u grumbulluan përmes shtetëzimeve dhe konfiskimeve. Sot muzeumi pasqyron kulturën materiale të qytetit që nga neoliti deri në mesjetë. Atje ka objekte me vlerë të punuara në gur, metal e qeramikë. Ai pasqyron shkëncërisht vazhdimësinë etnokulturore e popullit shqiptar.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare