Mërgimtarët e kolonisë shqiptare të Kostancës në Rumani, më 11 Shkurt 1907, krijuan degën e shoqërisë patriotike “Bashkimi”. Kryetar u zgjodh Eftimi Radi, Nënkryetar Dr. Ibrahim Temo dhe shkronjës/sekretar Johan Mihal Lehova. Dega kishte administratën e vet, vulën, statutin dhe zhvilloi një veprimtari të dendur patriotike dhe kulturore.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Prill 1433 bujarët shqiptarë ngrihen kundër pushtimit turk
-
25 Prill 1911 u mbajt Kuvendi i mërgimtarëve në Bukuresht
-
25 Prill 1911 u vra patrioti Rushit Dine Halili
-
25 Prill 1919 shfaqet në Shkodër komedia “Shërbëtori i dy zotërinjve”
-
25 Prill 1920, Mehmet Konica i dërgon telegram Konferencës së fuqive aleate