11 Qershor 1950, lindi Doktor i Shkencave, Jani Skrami

Jani Skrami, Doktor i Shkencave, u lind në Krujë, më 11 Qershor 1950. Kreu studimet në Universitetin e Tiranës dhe u diplomua si inxhinier gjeofizik. Pas studimeve, u emërua në ndërmarrjen Sizmo-gravimetrike të Fierit; disa vite punoi pedagog në teknikumin e Naftës në Patos, specialist në Institutin e Naftës dhe Gazit në Fier dhe specialist në Institutin e Sizmiologjisë në Tiranë. Jani Skrami, është autor ose bashkautor i 52 studimeve dhe mbi 20 artikujve dhe kumtesave shkencore. Nga pena e tij ka dalë dhe teksti universitar “Sizmika”, që është botuar në vitin 1987.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply