11 Mars 1911, doli në Bullgari numri i parë i gazetës “Liri e Shqipërisë”

Në kryeqytetin Bullgar, më 11 Mars 1911, doli numri i parë i gazetës “Liri e Shqipërisë”. Gazeta drejtohej nga Kristo Luarasi dhe dilte tri herë në javë. Ajo trajtoi me interes të veçante lëvizjen çlirimtare dhe patriotike në Shqipëri dhe në kolonitë e mërgimtarëve shqiptarë, gjatë viteve 1911-1912, duke dhënë një ndihmesë të madhe në propagandimin e çështjes shqiptare, në arenen ndërkombëtare dhe sensibilizimin e opinionit publik në botën e jashtme.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare