11 Mars 1851, u luajt për herë të parë opera “Rigoleto”

Me 11 Mars 1851, në teatrin “Feniçe” të Venedikut, u dha premiera e operas “Rigoleto”, kryevepër e Xhuzepe Verdit. Që nga ajo kohë, “Rigoleto” mbetet në repertorin e teatrove më të mëdha të botës. Tek ne, opera “Rigoleto”, u vu në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë, në Mars të vitit 1965, me dirigjent Mustafa Kranten dhe regjizor Luigj Gurakuqin. Interpretuan solistët më të shquar të kohes si, Gaqo Çako, Avni Mula, Hysen Pelinku, etj.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare