10 Qershor 1878, u themelua Lidhja e Prizrenit

Më 10 Qershor 1878, 300 delegatë nga të gjithë trojet shqiptare, të mbledhur në Prizren, themeluan “Lidhjen Shqiptare të Prizrenit”, organizatë politike mbarëshqiptare, që u kthye në një organizëm shtetëror në mbrojtje, me rrugë diplomatike dhe ushtarake të tërësisë dhe pavarësisë së Shqipërisë. Ajo kundërshtoi Traktatin e Shën Stefanit dhe vendimet e Kongresit të Berlinit, që synonin copëtimin e trojeve shqiptare.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply