10 Prill 1942, lindi artisti Birçe Hasko

“Artisti i Merituar”, Birçe Hasko, erdhi në jetë në fshatin Dukat të rrethit të Vlorës, më 10 Prill 1942 dhe arriti të bëhet artist i skenës dhe i ekranit madje dhe pedagog në Institutin e Lartë të Arteve, duke përgatitur breza të tërë artistësh. Edhe vetë është diplomuar në po atë Institut. Birçia ka një repertor të pasur në skenë, ekran por edhe në Radio-Televizionin shqiptar. Nuk ka pasur program festiv, sidomos ato të vitit të ri, ku të mos figurojë ai. Ka gdhëndur një galeri të tërë rolesh parësore dhe të dyta, por që kanë mbetur të skalitura në kujtesën e shikuesve.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare