1 Dhjetor 1885, lindi studjuesi Eqerem Vlora

Eqerem Vlora

Në qytetin e Vlorës më 1 Dhjetor 1885, u lind luftëtari i lirisë, politikani, diplomati, publicisti dhe studjuesi EqeremVlora. Mësimet e para i mori në shkollën turke të Vlorës, të mesmen e kreu ne Bazel të Zvicrës dhe në Stamboll, u diplomua në Universitetin e Vjenës dhe doktoraturën për marrëdhënie ndërkombëtare e mbrojti në Universitetin e Stambollit. Karrierën e tij e nisi në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Perandorisë Osmane dhe më pas punoi në Ambasadën Turke në Shën Petërburg. Njëherësh ai zhvilloi nje veprimtari të dendur patriotike: ishte ndër themeluesit e shoqërisë “Bashkimi” të Stambollit, botues i revistës “Shqipëri-Arnavut”.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply