Promovimi në Prishtinë/ Musa Ramadani: Jam një ushtrues i detyrës, jo mjeshtër

Është promovuar në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishitnë, libri fitues i çmimi Kadare 2017, i shkrimtarit nga Kosova, Musa Ramdani. “Profeti nga Praga”, ka marrë vlerësimet e kritikëve dhe studiueseve pjesëmarrës në ceremoninë e promovimit

Fituesi i çmimit Kadare 2017, në Bibliotekën e Prishtinës, Ramadani: “Jam ushtrues i detyrës, s’jam mjeshter. Derisa flisnin postfestum, për profetin tim e të Kafkës mua me ngacmonte një mendim: po të bënte një telefon, ne këto çaste, ndokush se ku ndodhem çfarë do t’i thosha: Jam aty ku drita e kopshtet e plisave nga lart, nëpërmjet çatisë rrezaton këtë tempull të librit…”

Në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, është promovuar libri “Profeti nga Praga” i Musa Ramadanit, fitues i çmimit “Kadare” për vitin 2017. Në një ceremoni ku ishin të ftuar shkrimtarë të Kosovës, por edhe me pjesëmarrje të disa antarëve të jurisë së çmimit, Mirela Oktrova, Ledia Dushi dhe Agim Baçi libri i Ramdanit është rikonfirmuar për vlerën artistike, por dhe si një shenjë e romanit që rimishëron Autorin, dhe shkrimtarin përballë shkrimit, letërsisë. Nga juria u tha fakti se këtë herë ky çmim shkoi në vendin e duhur, në kohën e duhur dhe autorin e duhur.

Duke u ndalur mbi polemikën dhe debatin që shkaktoi këtë vit çmimi Kadare, Mirela Oktrova, një nga antaret e jurisë tha se me veprën “Profeti nga Praga” në mesin e veprave konkurrente nuk e kanë pasur të lehtë ndarjen e çmimit. Oktrova ndër të tjera u ndal në faktin se: “diskutimi publik për çmimin dhe fituesin dhe publikimi i të gjitha opinioneve në gazetën MAPO përbën një tjetër tregues serioziteti për mënyrën e menaxhimit të Çmimit nga ideatorët e tij, si edhe një dëshmi autoriteti për vetë çmimin Kadare, shpalljes së të cilit i parapriu serioziteti maksimal dhe vlerësimi thellësisht objektiv i prurjeve – larg çdo interesi, përkatësie, ndikimi, klisheje apo paragjykimi.

Objektivisht kjo duhet parë si emancipim dhe model, që do përshëndetur dhe mbështetur, pavarësisht se subjektivisht apo nga këndvështrimi i trafikut të interesave, mund të perceptohet si arrogancë apo rrezik për klishetë, me të cilat jemi mësuar deri tani të vlerësojmë dhe paragjykojmë”.

Studiuesi nga Kosova, Femi Cakolli,  duke vlerësuar veprën e Musa Ramadanit tha: “Ashtu sikurse autorët e lashtë klasikët e antikitetit kishin normë që ta japin temën e veprës qa në fillim, kështu ka bërë edhe Musa Ramadani me veprën e tij. Përmes kësaj vepre ai kthen ose ringjall Franc Kafkën nga vdekja pas 41 vitesh të vdekjes së tij”.

Ndërsa  autori i këtij çmimi, i pranishëm në këtë takim, Musa Ramadani, në ironi të debatit dhe polemikës, dhe një lloj kujdesje modeste mbi raportin e tij si shkrimtar me letërsinë, tha se: “unë jam veçse një ushtrues i detyrës, jo  mjeshtër”. Ramdani duke përcjellë impresionon që i shkakton sa herë ndodhet në Bibliotekën e Prishtinës u shpreh se mund të ishte një vend ideal ku mund të luhet, këndohet, interpretohet dhe ekzekutohen veprat kamertale.

“Të gjithë ju jeni të dashurit e mi shokë shoqe bashkëpunëtorë kështu që unë e ndjej veten në një ndejë. Shumë bukur që u mbajt këtu. Ky ambient i përngjan një amfiteatri antik. Nëse drejtuesit e këtij institucioni do të kishin mirëkuptim së paku ta shqyrtonin një propozim që unë do ta quaja këtë ambient amfiteatri 101”.

Ramadani e mbylli fjalën e tij me dy tri vargje të një prej poezive të tij: A vdes dashuria një ditë/ jo, jo prore jo/ veç nëse vdes vdekja /dhe atëhere në këtë botë/ dashuria lind nga vetvetja. Çmimi “Kadare” është akorduar nga Instituti Evropian “Gramoz Pashko”, me vlerën prej 10 mijë eurosh.

Marre nga mapo.al

Leave a Reply