Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve

Ismail Kadare

Lidhja e shkrimtarëve përfaqëson një histori tipike shqiptare. Ka një datë të krijimit, veprimtari disa dekadëshe, emra të ndritur artistësh, listë tragjikisht të gjatë me anëtare të dënuar, mungesë fondesh, lënie në harresë, mbyllje etj,.  Elementet posaçërisht shqiptare, në këtë histori janë qëllimi pozitiv i themelimit, talenti që u censurohej krijuesve, përdorimi për interesa të pushtetit përgjatë komunizmit, shpresa për tu çliruar nga diktatura pas 90-ës, dhe neglizhimi deri në mbyllje për mungesë fondesh sot.

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve u krijua në 7 Tetor 1947. Në fillim u krijua lidhja e shkrimtarëve, më pas në vitin 1949 lidhja e artistëve, ndërsa në vitin 1957 u bë bashkimi i tyre në një institucion të vetëm. Kryetar i parë i lidhjes ka qënë Sejfulla Malëshova e president nderi Fan Noli. Aty kanë aderuar emrat më të ndritur të letrave e artit shqiptar si Lasgush Poradeci, Dritëro Agolli, Ismail Kadare e shumë të tjerë. Lidhja ka botuar disa organe shtypi në shqip e frengjisht, e fundit ndër to pas viteve 90 është “Revista Lerare”.

Po aq sa lavdi në ecurinë e këtij institucioni ka edhe vuajtje e tragjizëm. Janë 146 artistë e shkrimtarë, anëtarë të lidhjes që janë persekutuar burgosur madje edhe pushkatuar nga regjimi komunist. Sot lidhja e shkrimtarëve dhe artistëve është mbyllur. Afër qendrës së Tiranës ku më parë ka qënë vendosur, sot gjendet një tjetër institucon publik.

Leave a Reply