Letra të pa njohura të Fan Nolit (1906-1913)

Fan Noli

A ishte themeluesi i Kishës Autoqefale Shqiptare atesit? A besonte Noli në zot, apo zoti i tij ishte  folozofi Friedrich Nietzsche? Letra e një diplomati (Konsulli) grek për ambasadën e tij në Washington ka ndezur debatin. Ai në letër njofton eprorët e tij se Fan Noli është shuguruar prift ortodoks edhe pse është një ateist i thekur. E akuzon gjithshtu Nolin si armik të betuar dhe shumë aktiv në shtypin e kohës, për të prishur planet e greqisë.

Një libër që e sjell Nolin të vërtetë, nëpërmjet letërkëmbimit, siç ai lirshëm i shkruante mikut  të tij  Thanas Tashko, ju jep mundësinë të vendosni vetë nëse Fan Noli ishte ateist. 17 letra, 13 kartëpostale dhe 2 kartolina të shkruara prej dorës së kolosit të letrave shqipe, të botuara në një libër u japin mundësinë ta njihni Nolin drejtperdrejt. Jo vetëm nëpërmjet veprës letrare, politike, patriotike a artistike, por nëpërmjet letërkëmbimit ku ai shprehej dhe shkruante i shpenguar, fare lirisht, ashtu siç të gjithë ne i hapim zemrën një miku.

Studiuesi Shpëtim Sala në librin e tij “Letra të pajnohura të Fan Nolit, 1909-1913” i ka sjellë ato në ortografinë e sotme. Ka përfshirë edhe 7 faksimile kartëpostalesh, që do të ndihmojnë për të bërë krahasimin e tekstit me origjinalin.  Pasi ta lexoni këtë libër do të gjykoni vetë, mes të tjerash edhe a ka besuar Noli në zot, apo ka qënë ateist. Ky libër i veçantë, me 110 faqet e tij, u jep informacione të vlefshme, të vërteta e autentike duke iu pajisur kështu me instrumentat e duhur të gjykimit, për ti dhënë përgjigje shteruese debatit që ka hapur letra e konsullit grek për Fan Nolin.

Leave a Reply