Ja në sa qytete ngrihet busti i Skënderbeut

Skënderbeu është heroi kombëtar i shqiptarëve, por tashmë prej shekujsh ai është bërë symbol i lirisë, pathyeshmërisë dhe mbrojtjes së krishtërimit. Kjo figurë historike ka vend mjaft të rëndësishëm në librat e historisë shqiptare dhe botërore, por edhe në art, në letërsi, artet vizuale, muzikë e kinematografi. E ndërsa në letërsi shkrimtarët shfrytëzojnë dokumentat historike e fantazinë e tyre, artistët pamorë kanë pak burime autentike të kohës. Portreti më i hershëm i Skënderbeut  supozohet se është bërë sipas një skice të piktorit venecian Xhentile Benini, ku Skënderbeu paraqitet i moshuar, ndoshta ka pozuar gjatë udhëtimit të tij të fundit në Itali në vitin 1466. Ndërsa e para sklupturë me imazhin e tij  ishte ajo skulptorit dhe poetit Murat Toptani (1917) dhe më pas bustet për këtë hero u përhapën në shumë qytete të Shqipërisë dhe botës. Monumentin e Skënderbeut në Tiranë realizuan, Odhise Paskali, Andrea Mano dhe Janaq Paço (1968). Monumenti i Skënderbeut në Krujë (1959). Monumenti në Prishtinë, vepër e skulptorit Janaq Paço (2003).Shtatorjai në Dibër, vepër e skulptorëve Muharrem Turkeshi dhe Agim Sela (2009). Buste të Gjergj Kastriotit ngrihen edhe në qytetin e Tuzit, Preshevës, Burrelit. Monumente të kësaj figure ikonë ngrihen edhe në Shkup, vepër e skulptorit Thoma Thomai (2006). Busti i Skënderbeut, në Kukës (1939). Monumenti në sheshin Albania të Romës, vepër e skulptorit italian Romano Romanelli (1940). Monumenti në Bruksel, Belgjikë (1968). Bustit në Vaccarizzo Albanese – fshat i Kozencës në Kalabri. Busti në Civita të Italisë (2008). Përmendorja në Miçigan të SHBA (2006). Busti në qytetin Fermo, Ankona (2007), busti  në San Cosmo Albanese (2010). Bustet e Heroit tonë Kombëtar ndodhen edhe në  Vjenë, në Budapest, Zvicër,buzë liqenit të Gjenevës, në Detroit etj. Një nga këto monumente shqiptarët e kanë edhe në pasaportat e tyre biometrike. Kudo që ata shkojnë e mbartin heroin e tyre me vete e përpjekjet për të inicuar ngritjen e të tjera monumenteve në qytete të tjera vazhdojnë.

Leave a Reply