Hidrocentrali në Vjosë rrezikon zbulimet arkeologjike

Pikturë e Shën Mërisë

Në Kalivaç të Tepelenës ku po ndërtohet  Hidrocentrali, janë bërë zbulime të rralla. Arkeologët Skënder Muçaj e Suela Xhyeri zbuluan dhe regjistruan së fundmi gjurmë te historisë që shtrihen nga paleoliti i mesëm deri në shekujt  e fundit. Në zonën e Nivicës dhe Gusmarit është zbuluar shpella e Eremitëve që iu përket shekujve të 13-të e 14-të pas Krishtit, ku ende duken detaje të pikturës së Shën Mërisë. Një tjetër zbulim i rrallë janë edhe ndërtimet e Ali Pashë Tepelenës. Por kjo trashëgimi arkeologjike rrezikon të humbasë nga punimet për ndërtimin e hidrocentralit. Të pafuqishëm për ta ndryshuar situatën, arekologët apelojnë që gjatë punimeve për  veprën energjetike, duhet të asistojë  një staf specialistësh të arkeologjisë që të mos dëmtohet apo zhduket trashëgimia arkeologjike. Nëse kjo nuk ndodh, shpella me pikturat që u kanë rezistuar shekujve do të përmbyten nga prurjet në basenin ujëmbledhës.

Leave a Reply