Ermonela Jaho: Të duash vendin tënd s’do të thotë të bërtasësh…

Mes shumë emrave, të njohur e të panjohur, të merituar e të pamerituar, pra mes një lumi medaljesh mjeshtërore, dje Presidenti i Shqipërisë, ka nderuar edhe sopranon Ermonela Jaho.

Ajo nuk ka qenë prezente në ceremoni duke u përcjellë nga i vëllai i saj, Fatosi.

Por në rrjetin e saj social, facebook, Ermonela ka reaguar duke u shprehur: “Duke kërkuar ndjesë për pamundësinë për të qenë fizikisht në ceremoni, dua të falenderoj presidentin Bujar Nishani për nderimin që më bëri përmes kësaj medalje.

Të gjithë ne shqiptarët përfaqësojmë kombin tonë ngado që punojmë dhe jetojmë. Të duash vendin tënd nuk do të thotë të bërtasësh në disa momente emocionale por t’i dedikohesh me qetësi dhe qëndrueshmëri përgjatë gjithë jetës tënde…

Ja dedikoj këtë titull të rëndësishëm prindërve të mi të mrekullueshem, të cilët më rritën me dashuri në zemër për vendin tim dhe që rrënjosen tek unë vlerat e vërteta për jetën. Ju falenderoj edhe një herë për vlerësimin…”

Marre nga mapo.al

Leave a Reply