Në qytetin e lashtë të Shkodrës, më 24 Mars 1895, u lind pedagogu, gazetari dhe përkthyesi Karl Gurakuqi, një nga diplomantët e parë shqiptarë të Universitetit të Gracit. Më 1917, u kthye në Atdhe dhe punoi mësues në Shkodër. Në vitin 1920, u transferua në Vlorë si inspektor arsimi ku u miqësua me Avni Rustemin dhe së bashku drejtuan federatën “Atdheu”. Nga pena e Karl Gurakuqit kanë dalë artikuj dhe studime të shumta, që i ndeshim në fletoret e kohës si “Agimi”, “Telegraf, “Ora”, “Revista Pedagogjike”, “Përpjekja shqiptare”, “Illyria, etj. Ka drejtuar organe të rëndësishme të shtypit, si revistën “Agimi”, “Revistën Pedagogjike”, “Mësuesi”, “Shkolla kombëtare”, etj. Ai ka lënë edhe disa tekste mësimore si, “Libër leximi” për shkollat e mesme, “Gramatika latine”, “Ushtrimet e gramatikës latine”, “Sintaksa latine”. Ka përkthyer veprat e albanologut Karl Patç, “Ilirët” dhe “Gjëndja ekonomike dhe kulturore e Shqipnisë në kohën e kalueme”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
3 Prill 1880, u formua në Shkodër “Lidhja mbrojtëse e malësisë dhe e qytetit”
-
3 Prill 1937, albanologu austriak Henri Shats nisi një ekspeditë studimore në alpet shqiptare
-
3 Prill 1939, në prag të pushtimit Italian, shtypi shqiptar pushtohet nga propaganda fashiste
-
3 Prill 1939, shfaqja patriotike në kinema Gloria solli manifestime të forta antifashiste në Tiranë
-
3 Prill 1940, u krijua në Shqipëri Këshilli i Epërm Fashist Korporativ



