Beteja e Fushëkosovës

Beteja e Fushëkosovës e vitit 1448, ka jehonë edhe në ditet e sotme. 568 vite të shkuara që atëherë  nuk kanë mjaftuar për t’ia shuar bujën. Përpunuar  më vonë  me elemente  fetare e nacionaliste, Serbia arrin deri aty sa e krahason këtë betejë  me vdekjen e Krishtit.

Janosh Huniadi në krye të aleancës së forcave Ballkanike u ndesh me osmanët për tre ditë dhe në fund u thye me 20 mijë të rënë. Aty u thyen edhe shpresat e të krishterëve se Ballkani do dilte nga ndikimi osman. Gjergj Kastriot Skënderbeu u pengua nga  princi Brankoviç i Serbisë dhe nuk arriti dot të ndihmojë aleatin e vet, prijës të hungarezëve. Në grindje për komandën e ushtrisë së aleancës ballkanike, Brankoviçi u hodh në anën e Sulltan Muratit në këtë luftë.

Leave a Reply