Atmosferë korçare në QMKSH

Në “QMKSH” dje ishte një prej bashkëpunëtorëve dhe miqve tanë Z. Niko Kotherja, studiues i historisë dhe koleksionist. Në një atmosferë të ngrohtë e miqësore diskutimi me studiuesin korçar vazhdoi gjatë. Me përvojën e tij të gjerë, me një elokuencë të zhdërvjellët e të qetë Z. Kotherja shpalosi me modesti punën e bërë në Muzeun Kombëtar të Arsimit “Mësonjëtorja e Parë Shqipe”, institucion që  drejtohet prej tij. Sot Korça ka jo vetëm një muze por edhe një hapësirë të këndshme kushtuar kulturës, që aq mirë i rri për shtat këtij qyteti. Themeluesi i QMKSH-së Z. Shpëtim Sala, dhe Niko Kotherja bashkëndanë një sërë shqetësimesh, lidhur me pasionin për koleksionet, vështirësitë dhe sfidat. Kënaqësinë që të fal zbulimi dhe studimi i detajuar i një artefakti të rrallë, më mirë se kushdo e kuptojnë ata të dy, që prej vitesh i janë përkushtuar koleksioneve me aq pasion.

Leave a Reply