A e dini se mbajtja e plisit iu ndalohej me ligj shqiptarëve në1938?

Pak e dinë se në vitin 1938 ka patur një ligj që dënonte me gjobë të majme ata shtetas që mbanin qeleshe kombëtare mbi kokë. Shqiptarët e kanë mbajtur plisin ndër shekuj. Akoma vazhdon të ruhet kjo traditë ndër vise të ndryshme të Shqipërisë e Kosovës. Madje plisi sot është shndërruar edhe në një lloj simboli të fuqishëm që identifikon Shqiptarët. Në “Fletoren zyrtare”, nr.81, datë 19 Tetor 1938, janë botuar disa dekrete mbretërore  qe ndalonin mbajtjen e plisit. Por as ligji i asaj kohe, as koha vetë nuk ka mundur ta zhbëjë këtë traditë të bukur të shqiptarit!

Leave a Reply