Kryengritësit e Shqipërisë së Veriut, me anë të Memorandumit drejtuar qeverisë xhonturke dhe opinionit publik Europian, më 11 Dhjetor 1910, kërkonin amnistinë për gjithë shqiptarët e dënuar politikë, si dhe lirinë e përdorimit të gjuhës shqipe dhe alfabetit të miratuar në Kongresin e Manastirit, lirinë e plotë të shkollave dhe hapjen e atyre që u mbyllën nga xhonturqit, të drejta të barabarta përpara ligjit etj. Memorandumi është botuar në gazetën “Shqypja e Shqypnisë” dhe fletore të tjera të kohës.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
5 Prill 1208, Dhimitri, arkondi i madh i Arbërisë, nënshkroi marrëveshjen e paqes me Raguzën
-
5 Prill 1897, u botua nga Komiteti i Stambollit gazeta “La Nacione Albanese” në Itali
-
5 Prill 1912, lindi ushtaraku Veli Dedi “Luftëtar i Brigadave Ndërkombëtare”
-
5 Prill 1914, forcat kombëtare zmbrapsën trupat e rregullta të ushtrisë greke në Korçë
-
5 Prill 1921, përfunduan zgjedhjet parlamentare për Këshillin Kombëtar

