Pas braktisjes së fushëbetejës së Nishit, më 27 Nëntor 1443, me anë të fermanit të rremë, Skënderbeu mori kështjellën e Krujës dhe kreu një udhëtim në krahinat e Dibrës dhe Matit, që ishin zotërime të Kastriotëve. Atje gjeti gadishmërinë e shqipëtarëve, për të luftuar kundër pushtuesve osmanë. Në të njëjtën kohë ai ftoi bujarët shqiptarë, që të mblidhen në Krujë, për hartimin e planit për një kryengritje të përgjithshme. Më 27 Nëntor 1443, ai mbërriti dhe vetë në kryeqendrën e Kastriotëve.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
2 Prill 1688, lufta e malësorëve shqiptarë kundër Sulejman Pashës në Medun
-
2 Prill 1769, betejë e Bushatllinjve në Zadrimë për të nënështruar krerët lokalë
-
2 Prill 1872, vdiq gjuhëtari arbëresh Andrea Dara
-
2 Prill 1910, nisën punimet e Kongresit të dytë të Manastirit
-
2 Prill 1914, Themistokli Gërmenji e koloneli Snellen shtypën puçin grek në Korçë

