Në përurimin e pavijonit shqiptar, në Panairin e Barit, që u bë më 13 Shtator 1937, foli në Radio-Bari, për marrëdhëniet midis dy vëndeve edhe Ministri ynë i Ekonomisë Kombëtare. Sipas një marrëveshje ndërqeveritare, radiostacioni i Barit jepte cdo ditë një emision lajmesh në gjuhën shqipe, që përgatitej nga Drejtoria e Shtypit pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë. Ky emision duhet të konsiderohet si zanafilla e redaksisë së informacionit në Radio-Tirana.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
1 Prill 1258, despoti Mihal i Epirit i jep Burtintin dhe bregdetin Shqiptar, si prikë për martesë, birit të Perandorit gjerman
-
1 Prill 1835, vdiq Bartelemeo Pinelli, skulptor e piktor italian
-
1 Prill 1933, Italia i ndërpreu Tiranës këstin e huasë; vendi u zhyt në krizë
-
1 Prill 1929, hyri në fuqi Kodi i parë Penal në Shqipëri
-
1 Prill 1967, nisi aksioni i rinisë për ndërtimin e rrugës në Malësi të Madhe
