Veprimtari i shquar i shkollës shqipe Qamil Balla, u nda nga jeta, më 28 Gusht 1933. Pas diplomimit në Stamboll, dha mësim në gjimnazet e Manastirit, Selanikut dhe Janinës, ku zhvilloi dhe një veprimtari të dendur patriotike, midis studentëve shqiptarë. Për këtë, pedagogu patriot përfundoi në shkollat e Jeruzalemit, drejtor i përgjithshëm i arsimit në Bagdat dhe inspektor i përgjithshëm i arsimit në Damask. Vetëm pas Luftës së Parë Botërore, u kthye në Shqipëri dhe luftoi për organizimin e arsimit mbi baza laike. Më 1922, mori pjesë në Kongresin Arsimor të Tiranës. U zgjodh anëtar i Komitetit “Mbrojtja kombëtare e Kosovës” dhe deputet i prefekturës së Kosovës. Emrin e tij e ndeshim në shumë organe të kohës. Trajton nevojën e arsimit të gruas shqiptare, përgatitjes së saj si aktiviste shoqërore. Qamil Balla, përkrahu Revolucionin e Qershorit dhe pas shtypjes së tij, deri në vitin 1930, jetoi në mërgim. Pas kthimit në atdhe, u emërua drejtor i shkollës “Naim Frashëri”, në Tiranë dhe nismëtar i ngritjes së shkollave pa shkëputje nga puna, për burra dhe gra.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
1 Prill 1258, despoti Mihal i Epirit i jep Burtintin dhe bregdetin Shqiptar, si prikë për martesë, birit të Perandorit gjerman
-
1 Prill 1835, vdiq Bartelemeo Pinelli, skulptor e piktor italian
-
1 Prill 1933, Italia i ndërpreu Tiranës këstin e huasë; vendi u zhyt në krizë
-
1 Prill 1929, hyri në fuqi Kodi i parë Penal në Shqipëri
-
1 Prill 1967, nisi aksioni i rinisë për ndërtimin e rrugës në Malësi të Madhe


