Albanologu i njohur austriak, profesori i Universitetit të Gracit, Gustav Majer, ndërroi jetë më 27 Gusht të vitit 1900. Studjoi historinë e gjuhës shqipe, sidomos etimologjinë dhe fonetikën historike. Nga pena e tij, doli fjalori i parë etimologjik i gjuhës sonë, i cili ruan vlerat shkencore edhe sot. Gjatë viteve 1883-1896, botoi përmbledhjen “Studime Shqiptare”, me gjashtë vëllime si dhe “Gramatika e përmbledhur e shqipes” dhe “Mbi pozitën e shqipes në rrethin e gjuhëve indoeuropiane”. Gustav Majeri, mbrojti tezën e prejardhjes së shqipes nga ilirishtja dhe përcaktoi shkencërisht pozitën e saj, si gjuhë që zë një vend më vete në rrethin e gjuhëve indoeuropiane. Ai evidentoi praninë e një numëri të madh fjalësh shqipe, në gjuhën greke. Në sajë të punës të këtij albanologu të madh, gjuhësia shqiptare, zuri vendin e vet të merituar në studimet e gjuhësisë indoeuroptane dhe në veprat e përgjithshme kushtuar kësaj gjuhe.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
8 Maj, Dita Kombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmë Hënës së Kuqe
-
8 Maj 1786, u dha premiera e tragjedisë “Skënderbeu”, në skenën e Teatrit Francez në Paris
-
8 Maj 1910, u zhvillua beteja e Carralaves, ndërmjet kryengritësve shqiptar dhe ushtrive osmane
-
8 Maj 1926, u përfundua marrëveshja ndërmjet Qeverisë Shqiptare dhe Bankës Serbo-Shqiptare
-
8 Maj 1937, Mbreti Zogu I dekretoi Ligjin për ndryshimin e emrave të disa qyteteve, fshatrave, lagjeve, lumenjve, etj


