Në vitin 1460, trazirat përfshinë Italinë e Jugut dhe kërcënonin mbretërinë e Napolit, aleaten e Skëndërbeut, që përkrahej edhe nga Vatikani. Gjergj Kastrioti, dërgoi në ndihmë të aleatit të vet një kontigjen kalorësish shqiptarë. Në gusht të vitit 1461, u nis edhe vetë, me një ushtri të vogël prej 2500 vetësh për në Itali. Rrugës u ndal në Raguzë, ku më 24 Gusht, iu bë një pritje madhështore nga Senati i RepubIikës dhe populli i saj. Kur Skëndërbeu arriti në Pulje, gjëndja e Ferdinantit, mbretit të Napolit, ishte e dëshpëruar. Përveç Napolit, atij i kishin mbetur në dorë vetëm dy kështjella të tjera, ajo e Tarantit dhe e Barletës, të rrethuara edhe ato, nga ushtritë e baronëve kryengritës. Gjergj Kastrioti, sulmoi menjëherë dhe i theu ushtritë kundërshtare në Barleta; me kalorsinë e tij të lehtë ndoqi forcat e princit të Torontos, duke i goditur herë pas here, duke ngjallur tmerr e panik në rradhët e tyre. Deri në fund të vitit, çfiroi të gjitha kështjellat e pushtuara dhe ndihmoi aleatin e vet të shtypë të gjithë kundërshtarët.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
8 Maj, Dita Kombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmë Hënës së Kuqe
-
8 Maj 1786, u dha premiera e tragjedisë “Skënderbeu”, në skenën e Teatrit Francez në Paris
-
8 Maj 1910, u zhvillua beteja e Carralaves, ndërmjet kryengritësve shqiptar dhe ushtrive osmane
-
8 Maj 1926, u përfundua marrëveshja ndërmjet Qeverisë Shqiptare dhe Bankës Serbo-Shqiptare
-
8 Maj 1937, Mbreti Zogu I dekretoi Ligjin për ndryshimin e emrave të disa qyteteve, fshatrave, lagjeve, lumenjve, etj


