Më 4 Korrik 1959, u ngrit qëndra lokale për transmetimin e emisioneve radiofonike në Kukës. Më pas, fuqia transmetuese e saj, u shumëfishua dhe u shpërngul në Kukësin e ri. Në dhjetëvjetorin e veprimtarisë, Radio-Kukësi u pajis me një stacion të ri. Në atë periudhë mikrofoni i tij, pasqyronte jetën, veprimtarinë ekonomike dhe kulturore jo vetëm të Kukësit por edhe të Peshkopisë, Pukës dhe Tropojës. Programet e Radio-Kukësit, dëgjoheshin brënda e jashtë vendit.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
1 Prill 1258, despoti Mihal i Epirit i jep Burtintin dhe bregdetin Shqiptar, si prikë për martesë, birit të Perandorit gjerman
-
1 Prill 1835, vdiq Bartelemeo Pinelli, skulptor e piktor italian
-
1 Prill 1933, Italia i ndërpreu Tiranës këstin e huasë; vendi u zhyt në krizë
-
1 Prill 1929, hyri në fuqi Kodi i parë Penal në Shqipëri
-
1 Prill 1967, nisi aksioni i rinisë për ndërtimin e rrugës në Malësi të Madhe


