Si vijim i Teatrit Partizan, më 24 Maj 1945, u krijua Teatri Shtetit, sot Teatri Kombëtar. Shfaqia e tij e parë, ishte pjesa “Pleqtë dhe lufta”. Mblodhi aktorët më të mirë të Teatrit Partizan dhe amatorët e grupeve teatrore, përfshirë dhe nga Radio-Tirana. Regjizori i parë, ishte Sokrat Miho. Në nëntor të vitit 1944, për aftësimin e aktorëve, u hap shkolla e parë dramatike në vendin tonë. Teatri Popullor, ka vënë në skenë qindra pjesë klasike dhe bashkëkohore, të dramaturgjisë sonë dhe të huaj.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
8 Maj, Dita Kombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmë Hënës së Kuqe
-
8 Maj 1786, u dha premiera e tragjedisë “Skënderbeu”, në skenën e Teatrit Francez në Paris
-
8 Maj 1910, u zhvillua beteja e Carralaves, ndërmjet kryengritësve shqiptar dhe ushtrive osmane
-
8 Maj 1926, u përfundua marrëveshja ndërmjet Qeverisë Shqiptare dhe Bankës Serbo-Shqiptare
-
8 Maj 1937, Mbreti Zogu I dekretoi Ligjin për ndryshimin e emrave të disa qyteteve, fshatrave, lagjeve, lumenjve, etj
