Në ikonën e “Tre jerarkëve” që ndodhet në kishën e Shën Gjergjit në Vithkuq, figuron data 27 Mars 1767 dhe emrat e dy piktorëve të njohur mesjetarë me origjinë nga Mokra e Korçës, vëllezërit Kostandin dhe Athanas Zografi. Krijimtaria e tyre shtrihet gjatë viteve 1741-1784 dhe është më e pasura ndër gjithë piktorët mesjetarë shqiptarë. Veprat dy vëllezerit i kanë punuar së bashku dhe kur u rritën djemtë e tyre, bashkëpunuan edhe me ta. Ikonat dhe afresket e tyre me vlerë të madhe shpirtërore dhe artistike, ndeshen në shumë faltore të atyre viteve, si në Katedralen e vjetër të Korçës, në kishën e Manastirit të Ardenicës, në Shën Thanas dhe në Shën Koll të Voskopojës. Disa herë ata kanë zbukuruar edhe faltoret e Athosit në Greqi, që është qëndra dhe shkolla më e lashtë dhe më e madhe e ikonografisë. Disa nga kryeveprat e tyre zbukurojnë ikonostasin e Katedrales së Beratit, që sot është kthyer në muze dhe mban emrin e Onufrit, ikonografit më të shquar shqiptar. Veprat e Kostandin dhe Athanas Zografit, shquhen për përmasat e mëdha, pasurinë etnografike dhe të veshjeve të pikturuara„ për nivel të lartë dhe mjeshtëri artistike. Ato janë pjesë e arteve të bukura shqiptare dhe i bëjnë nder atyre.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
1 Prill 1258, despoti Mihal i Epirit i jep Burtintin dhe bregdetin Shqiptar, si prikë për martesë, birit të Perandorit gjerman
-
1 Prill 1835, vdiq Bartelemeo Pinelli, skulptor e piktor italian
-
1 Prill 1933, Italia i ndërpreu Tiranës këstin e huasë; vendi u zhyt në krizë
-
1 Prill 1929, hyri në fuqi Kodi i parë Penal në Shqipëri
-
1 Prill 1967, nisi aksioni i rinisë për ndërtimin e rrugës në Malësi të Madhe



